DEKLARATA E BEKIM SHOTANIT
Shotani i lumtur me 3 pikë
3 November, 2017 @15:32
Pas 4 xhirosh Drenica ka shënuar fitoren e parë në Superligë, duke e mposhtur kampionin aktual, Trepça’89, me rezultat minimal sot, 1-0.
Golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes e ka shënuar sulmuesi i skuadrës drenicake, Genc Hamiti, që ka shënuar golin e gjashtë të tij këtë stinor.
Ndërsa trajneri i ekipit kuqezi nga Skenderaj, Bekim Shotani, ka thënë se është i lumtur me fitoren e arritur.
“Fatmirësisht ia dolëm të fitojmë ndeshjen. Edhepse po luajmë mirë, ne nuk kemi pasur rezultate të mira në xhirot e fundit dhe para kësaj ndeshjeje ka qenë luftë psikologjike për të fituar këtë, pasi luanim ndaj kampionit dhe e dyta presioni i pikëve,” ka thënë Shotani pas ndeshjes.
Drenica me këtë fitore ka marrë tre pikë jetike në luftë për të dalë nga zona e rrezikshme e Superligës, ndërsa xhiron që vjen ekipi i Shotanit i shkon mysafir Prishtinës.