DUELET DHE ORARI I NDESHJEVE

Pamje nga një ndeshje e kaluar e këtij stinori mes Trepçës e Rahovecit/ Foto: FBK
Sehit ndaj ish-ekipit, derbi në “Sezai Surroi”
14 December, 2021 @14:30
Të mërkurën më 15 dhjetor nisin ndeshjet e Xhiros XIV të Superligës, ndërsa theksohen dy përballje që pritet të sjellin lojë mjaft interesante për shikuesit.
Të mërkurën, dueli Drita-Bashkimi pritet të kalojë lehtë për mysafirët, për shkak të gjendjes financiare të gjilanasve, kurse në përballjen e orës 20:00 në Sezai Surroi pritet të shihet një derbi i vërtetë, ku Prizreni-16 në formë pret Prishtinën që ka kapur një ritëm të mirë të ndeshjeve dhe vjen pas fitoreve në BIBL dhe ndaj Trepçës.
Në anën tjetër, të enjten luhet përballja mes Trepçës dhe Rahovecit në Minatori të Mitrovicës, ku do të shënohet rikthimi i ish-trajnerit të mitrovicasve Serhat Sehit, tash si rival.
Trepça hyn në këtë ndeshje pas humbjes nga Prishtina, ndërsa Rahoveci vjen me fitoret në xhep në këtë ndeshje, pasi që ekipi mposhti së fundi në Superligë Prishtinën, ndërsa në Ligën Unike Vllazninë e Kamzën.
Përballja tjetër e xhiros në mes të Yllit dhe Pejës do të regjistrohet nga Liga Unike, ku Ylli kishte mposhtur minimalisht shqiponjat 93-92.
ORARI I NDESHJEVE - XHIRO XIV
E mërkurë
17:00 Drita - Bashkimi
20:00 Prizreni 16 - Sigal Prishtina
E enjte
19:00 Trepça - Rahoveci
Golden Eagle Ylli - Peja (Rezultati nga Liga Unike 93-92).