5
Seria më e mirë e Bashkimit në vitet e fundit
5 November, 2016 @23:40
Bashkimi i Prizrenit nesër në mbrëmje është mysafir i Rahovecit në palestrën “13 qershori” të Suharekës.
Ekipi portokall-e-zi nga Prizreni aktualisht është duke e përjetuar nismën më të mirë të stinorit në vitet e pasluftës, ku ka kapur serinë prej 5 fitoreve nga 5 ndeshje, në mesin e të cilave ka kaluar edhe dy nga rivalët e katërshes së madhe, Sigal Prishtinën dhe Trepçën.
Bashkimi ka shënuar pesë fitore nga pesë ndeshjet e para të stinorit në Superligë dhe nesër kundër Rahovecit dëshiron ta çojë serinë në 6 fitore radhazi para duelit të fundit të ciklit të parë të kampionatit ndaj Pejës, që gjithashtu është ekipi i vetëm pa humbje këtë stinor në Superligë.