PEJA - VËLLAZNIMI
Peja e pamposhtur, kalon lehtë Vëllaznimin
5 November, 2016 @18:12
Peja nuk e ka pasur vështirë sot. Duelin ndaj Vëllaznimit e përfundoi me mbi 100 pikë të shënuara dhe me fitore të lehtë, ku trajneri Aleksandar Todorov provoi të gjithë basketbollistët në dispozicion.
27-12 përfundoi çereku i parë, ndërsa në të dytin Vëllaznimi ishte pak më i mirë, por edhe atë e humbi 25-18.
Në çerekun e tretë verdhezinjtë tregojnë forcën reale, ku në këtë 10 minutësh bënë diferencën e hatashme 34-8 për të çuar ndeshjen pa telashe deri në fund.
Alban Veseli ka qenë në formë të mirë sot, duke shënuar 23 pikë për 19 minuta lojë sa ishte në parket, ndërsa ka pasur përqindje të mirë për tre pikë, duke shënuar 3 nga 5 tentime.
Mirza Ahmetbasic ka shënuar rekord asistime të këtij stinori në Superligë, duke i dhënë shokëve të skuadrës 16 sosh gjatë ndeshjes.
Te Vëllaznimi sot problemi kryesor ka qenë përqindja e dobët e gjuajtjeve për tre pikë, ku lojtarët e veshur kuqezi kanë shutuar 25 herë ndërsa kanë qëlluar vetëm 4 herë koshin.
Beq Kovaçi dhe Arian Qallaku, si zakonisht, kanë qenë të vetmit që kanë kaluar pragun e pikëve dyshifrore duke shënuar 16, përkatësisht 10 pikë në përballje ndaj Pejës.
Pas këtij dueli Peja ka bilanc 5-0, duke vazhduar pa humbje në Superligë, derisa Vëllaznimi që iu gëzua fitores së parë të stinorit në xhiron e kaluar, i është kthyer humbjeve dhe tash ka bilanc 1-5.
KB PEJA
1 | Alban Veseli (19:01) | 23 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
2 | Arti Hajdari (24:29) | 15 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
3 | Rron Grapci (20:00) | 13 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
4 | Noah Dahlman (16:48) | 12 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
5 | Leonard Mekaj (20:15) | 11 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |
6 | Lamarcus Reed (19:59) | 10 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
7 | Mirza Ahmetbasic (22:11) | 7 pikë | 5 kërcime | 16 asistime |
8 | Salih Nuhanovic (11:56) | 6 pikë | 5 kërcime | - |
9 | Egzon Kuqi (13:04) | 6 pikë | 2 kërcime | - |
10 | Makym Ivshyn (10:05) | 5 pikë | - | 1 asistim |
11 | Blendi Kadusha (7:28) | 5 pikë | - | - |
12 | Mirza Muric (14:39) | - | 4 kërcime | 2 asistime |
KB Vëllaznimi
1 | Beq Kovaqi (34:37) | 16 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
2 | Arian Qallaku (30:22) | 10 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
3 | Blendi Matoshi (31:30) | 8 pikë | 7 kërcime | - |
4 | Kreshnik Avdija (16:11) | 8 pikë | 1 kërcim | - |
5 | Atik Koshi (19:37) | 7 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Fisnik Juniku (23:52) | 3 pikë | 2 kërcime | 6 asistime |
7 | Rinor Pllana (10:00) | 3 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Leutrim Berisha (12:37) | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
9 | Dardan Brovina (8:03) | - | 3 kërcime | - |
10 | Driton Rraci (8:29) | - | 1 kërcim | - |
11 | Drin Domi (1:34) | - | 1 kërcim | - |
12 | Ardit Zeka (3:01) | - | - | - |