Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HEROLIND SHALA

Shala: Është kohë e vështirë, jemi në dilemë se a do të luajmë apo jo për kombëtaren

Shala: Është kohë e vështirë, jemi në dilemë se a do të luajmë apo jo për kombëtaren


3 June, 2021 @18:19

Mesfushori kosovar, Herolind Shala, sot ishte prezent në konferencën për shtyp të përfaqësueses së Kosovës, të organizuar para ndeshjes miqësore me Maltën.

Shala në prononcimin e tij tha se futbollistët janë duke kaluar kohë të vështirë për shkak të situatës pandemike, ku edhe pas marrjes së ftesës vazhdon dilema nëse do të mund të grumbullohen me kombëtaren.

”Është një kohë shumë e vështirë për ne futbollistët, sepse nuk e dijmë kurrë çka do të ndodhë. Një ditë vjen mundësia që të luajmë për kombëtaren dhe në të njëjtën ditë nuk e dijmë se a do të luajmë. Si për shembull unë që luaj në Norvegji, aty është qeveria që vendos se kur të kthehem në shtëpi a duhet të futem në karantinë apo jo. Prandaj jemi gjithmonë në dilemë se a do të vijmë apo jo. Kësaj radhe qeveria na lejoi që të vijmë dhe të luajmë me kombëtaren dhe normalisht kjo është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, tha Shala.

Ndërkaq lidhur me ndeshjen e nesërme përballë Maltës, Shala tha se do të japin gjithçka nga vetja për të arritur rezultat pozitiv.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës do të luhet nga ora 18:00.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova