DETROIT
Sheed bëhet trajner
9 July, 2013 @10:11
Rasheed Wallace, i cili është lojtari me më së shumti gabime teknike në histori të NBA-së, do të bëhet zëvendës trajner në Detroit Pistons.
Kjo ishte dëshira e trajnerit të posa ardhur në Detroit Maurice Cheeks. Gjithashtu Sheed, do të jetë përgjegjës për zhvillimin e lojtarëve të rinjë si Greg Monroe, Andre Drummond e Tony Mitchell.
Wallace në vitin 2004, arriti të bëhet kampion me Detroit Pistons, duke e mposhtur në finale skuadrën Los Angeles Lakers.