SHORTI I KUPËS SË KOSOVËS

Futbollistët e KF Behari duke festuar kalimin në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës/ Foto: FCBehar/fb
Shorti i rrethit të dytë të Kupës së Kosovës
14 October, 2022 @14:41
Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.
Në bazë të shortit, në rrethin e dytë takohen:
Behari - Shkëndija;
KEK-u - Prizreni;
Opoja kalon pa lojë në rrethin e tretë.
Nga rrethi tjetër i Kupës, në gara shtohen edhe ekipet e Ligës së Parë, ndërsa pas kësaj edhe ato të Superligës.