NBA

REUTERS/Jim Urquhart
Shpëtimtari Williams
13 December, 2012 @15:15
Ndeshja ishte e barabartë që nga fillimi, ku dhe u caktua fituesi në sekondat e fundit. Fati i Utah Jazzit ishte në duart e Mo Williamsit në sekondat e fundit.
Ai me gjakftohtësi e përdori sulmin e fundit, ku arriti të shënoi nga vija e 3shit dhe t’i gëzojë tifozët në Salt Lake City.
Më i miri tek xhezerët ishte Paul Milsap i cili luajti me 24 pikë e 12 kërcime, ndërsa në anën tjetër Tim Duncan dhe Tony Parker shënuan nga 22 pikë secili. Duncan gjithashtu i regjistroi edhe 21 kërcime por që nuk ishin të mjaftueshme për të evituar humbjen e ekipit nga Texasi, San Antonio Spurs.