Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA 1-0 ANDORRA

Shqipëria kryen kampanjën me pikë rekorde!

Shqipëria kryen kampanjën me pikë rekorde!


15 November, 2021 @22:41

Ka përfunduar kampanja kualifikuese e kuqezinjëve për në Botërorin e Katarit 2022, ndërsa skuadra e drejtuar nga Edy Reja do të mbahet mend si ekipi që ka arritur më së shumti pikë në një kampanjë kualifikuese, qoftë drejt Botëroreve, qoftë evropianeve.

Albania

Shqipëria me fitoren e sontme ndaj Andorrës ka grumbulluar 18 pikë, ndërsa ka shënuar gjashtë fitore në total në grup, duke e befasuar dy herë Hungarinë - për t’i shënuar fitoret e para në histori ndaj këtij reprezentacioni.

TABELA PËRFUNDIMTARE

Sa i përket ndeshjes, Shqipëria e dominoi Andorrën, por goli s’erdhi aspak lehtë. U desht që Myrto Uzuni të nxjerrë një penallti, të cilën në gol e konvertoi Endri Çekiçi, që shënoi për herë të parë në ndeshje zyrtare me fanellën kuqezi dhe përfundimtaren 1-0 [Çekiçi 73].

Albania

Andorra e koncentruar në mbrojtje, ka pasur dy raste tejet të mira, që u mbrojtën nga Thomas Strakosha.

Nga grupi i Shqipërisë, Anglia shkon direkt në Botëror, ndërsa Polonia merr biletën për PlayOff, ku do të tentojë të kalojë dy raundet për të siguruar plasmanin në Katar.


 
Të gjitha lajmet nga