Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA - ISLANDA

Shqipëria mbyll pa fitore Ligën B të Kombeve!

Shqipëria mbyll pa fitore Ligën B të Kombeve!


27 September, 2022 @23:06

Asnjë fitore e shënuar e Shqipërisë pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në Ligën B të Kombeve ndaj kundërshtarëve si Izraeli që siguroi Ligën A të Kombeve dhe Islanda, që kreu këtë grup vetëm me barazime!

Përkundër se islandezët përgjatë 80 minutave lojë sonte luajtën me 10 lojtarë në fushë dhe epërsisë së Shqipërisë, ata në fund arritën të gjejnë barazimin krejt në fund të lojës, për të barazuar, për përfundimtaren, Shqipëria 1-1 Islanda [Ermir Lenjani 35 - Mikael Anderson 90+6].

Edy Reja mbylli këtë fazë të Ligës së Kombeve jo mirë, pasi që përzgjedhësi që solli kuqezinjtë në Ligën B duke pasur parasysh edhe përjashtimin e Rusisë (që ka qenë ekipi më i fortë në grup) nuk ka arritur të sigurojë asnjë triumf!

TABELA, REZULTATET

Epërsinë e Shqipërisë e solli Ermir Lenjani i kthyer në formacionin startues sonte pas asistimit të Myrto Uzunit, që shënoi në ndeshjen e kaluar ndaj Izraelit, por krejt në fund ndodhi ajo më e keqja! Kuqezinjtë me barazim përfunduan të tretit në grup, duke mos arritur të dalin mbi ishullorët pranë Grenlandës! 


 
Të gjitha lajmet nga