EUROLEAGUE
Shtyhen 8 nga 9 ndeshjet e xhiros 19 në Euroleague
5 January, 2022 @14:02
Për shkak të rasteve të shumta me COVID-19, janë shtyrë 8 nga 9 ndeshjet e xhiros 19 në Euroleague.
Ndeshja e vetme që do të luhet të premtën më 7 janar është ajo në mes të Olimpia Milanos dhe Zenitit.
Ndërsa ndeshjet e shtyrë janë: CSKA Moska - Barcelona, Alba Berlin - Panathinaikos, Anadolu Efes - Bayern Munich, Zalgiris Kaunas - Olimpiacos, Crvena Zvezda - Fenerbahce, Real Madrid - Unics Kazan, Asvel - Monaco dhe Maccabi Tel Aviv - Baskonia.