Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEBUTON AMERIKANI I RI TE PEJA

Si debutoi Covington?

Si debutoi Covington?


23 January, 2016 @21:07

Playmakeri i ri i Pejës, amerikani Nicholas Covington, debutoi me fitore te ekipi i tij i ri. 

Basketbollisti në fjalë që kishte marrë numrin 0 në fanellën verdhezi ka qenë në fushë për 22 minuta. 

Për këto minuta ai shënoi 8 pikë, ndërsa regjistroi edhe 5 asistime dhe 1 top të vjedhur. 

Covington ka shutuar 3 herë për tre pikë sonte duke qëlluar një herë, ndërsa ka qenë 50% i saktë nga gjuajtjet nga zona duke shënuar 3 prej 6 tentimeve. 

Sa i përket gjuajtjeve të lira, ai ka shënuar 1 nga 2 tentime sa i kishte krejt në ndeshje. 

Në dukje të parë, Covington mund të mbetet edhe gjatë te Peja, ndërsa me më shumë ndeshje në vazhdim dhe me komponim me bashkëlojtarët, pritet të jetë ndihmesë e madhe për verdhezinjtë. 


 
Të gjitha lajmet nga