PRISHTINA

Foto: KB Prishtina/ Facebook
Si debutoi Trajkovski?
20 February, 2015 @8:32
Qendra maqedonase, Bojan Trajkovski, që erdhi në Prishtinë nga ekipi polak Energa Czarni, ka arsyetuar që në debutim, të gjitha të dhënat që shkruheshin për ‘të nga portalet maqedonase, por edhe të huaja.
Trajkovski 206 centimetra i gjatë që luan edhe në pozitën e alo-qendrës, për 21 minuta sa qëndroi në lojë ndaj Sutjeskës ka pasur një performancë tejet imresionuese.
Ai shënoi 10 pikë, prej të cilave realizoi dy treshe me saktësië 3-2. Derisa pikët tjera erdhën nga zona.
Tetë kërcime të bëra për këto minuta janë gjithashtu për tu vlerësuar, duke qenë se ky e arriti këtë numër kërcimesh për më së paku minuta.
Basketbollisti në fjalë u tregua si një karakter stabil edhe në lojë, i cili pritet t’i ndihmojë Prishtinës drejt arritjes së synimeve të saja në fund të stinorit.