NJOFTIMI

S’ka bileta online! FFK i shet fizikisht biletat
21 March, 2022 @23:51
“Shkaqet teknike” qe disa herë po e pengojnë FFK-në që të bëj shitjen e biletave online, ndërsa njëjtë ka ndodhur edhe kësaj radhe.
Përkundër se të premtën FFK njoftoi se të hënën më 21 mars biletat do të dalin në shitje online prej orës 16:00 një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Sot, FFK ka dalë me njoftim, duke u arsyetuar me shkaqe teknike dhe ka bërë të ditur se biletat do të shiten në dyqanet e transmetuesit të Superligës dhe atë në Prishtinë!
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila do të zhvillohet më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është shtyrë për ditën e martë. Shitja e biletave do të bëhet në mënyrë fizike në dy pika të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë. Për detajet tjera opinioni do të njoftohet me kohë.” - ka shkruar njoftimi i FFK-së.
Njoftimi i kaluar i FFK-së dhe çmimet