ONLINE

Biletat Kosova - Burkina Faso, në shitje prej të hënës
Teksti: FFK
19 March, 2022 @15:58
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpërmjet platformës online. Shitja e biletave fillon të hënën, 21 mars, nga ora 16:00.
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
Për informata më të hollësishme opinioni do të njoftohet me kohë.