Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TESTI I VËSHTIRË

Sonte Kosova U21 i del përballë Çekisë U21 të pamposhtur në grup

Sonte Kosova U21 i del përballë Çekisë U21 të pamposhtur në grup


7 October, 2021 @12:01

Skuadra e Kosovës U21 sot do të ketë një test të vështirë, pasi që në Prishtinë pret Çekinë U21, që është e pamposhtur në Grupin G kualifikues për evropian të të rinjve.

Çekët kanë shënuar dy fitore nga dy ndeshjet e para në grup, ndërsa nuk kanë pranuar gol dhe kanë goldallim prej 5-0.

Në anën tjetër të përzgjedhurit e Michael Nees janë me një humbje e një fitore pas dy ndeshjeve të zhvilluara. Shpresat e Kosovës kanë mposhtur Andorrën U21 në Prishtinë 2-0 në qershor, ndërsa janë mposhtur nga Anglia U21 në shtator 2-0.

Çekia në përballjet e saja ka mposhtur kundërshtarët tjerë në grup, Slloveninë U21 dhe Shqipërinë U21.

Ndeshja Kosova U21 - Çekia U21 luhet sonte me fillim prej orës 19:00 në Fadil Vokrri.


 
Të gjitha lajmet nga