Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NATIONS LEAGUE FINALS 20/21

Spanja finaliste e parë! Eliminon kampionin e Evropës

Foto: uefa.com

Spanja finaliste e parë! Eliminon kampionin e Evropës


6 October, 2021 @22:47

Kampionia aktuale e Evropës në futboll, Italia, është eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve 20/21 duke u mposhtur nga Spanja San Siro, pas një ndeshjeje që u vendos në pjesë të parë të saj.

Spanjollët shumë më të mirë në fillim të ndeshjes arritën deri te goli me kombinime siç bëjnë zakonisht.

Mikel Oyarzabal ka gjetur me një krosim të shpejt e të bukur Ferran Torresin, që shënoi për epërsi (17) 0-1. Pas golit Italia u hap dhe sulmoi rrezikshëm portën e Unai Simonit disa herë, derisa Leonardo Bonucci mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin me një lojtar më pak (42) pa përfunduar pjesa e parë.

Torres

Derisa Roberto Mancini shpresonte që së paku të shkonte në pushim 15-minutësh me rezultat 0-1 në të mirë të spanjollëve, kombinimi i njëjtë në kohën shtesë të pjesës së parë fundosi çdo shpresë. Oyarzabal gjeti Torresin (45+2) përsëri për 0-2, ku ky i fundit kësaj radhe shënoi me kokë.

Në pjesë të dytë loja nuk kishte ritmin e së parës, derisa spanjollët jo që nuk tentuan por kërkonin kombinime edhe më të thella.

E Italia me zëvendësimet e bëra të Mancinit, kërkoi më shumë, por ishte evidente se nuk po arrihej e kërkuara dhe dukej tejet të vështirë të thehej ekipi i Luis Enriques.

Gjithsesi ata nuk u dorëzuan assesi dhe me insistim të madh arritën golin. Ishte Lorenzo Pellegrini që ngushtoi epërsinë e spanjollëve kur shënoi në portën e Unai Simonit (81) pas një pune të jashtëzakonshme të palodhshmit Federico Chiesa.

Spain

Goli i azzurrëve aktivizoi lojën përsëri. Spanja filloi të mbajë topin dhe të rrezikojë përsëri, ndërsa Italia në ngulm për të kapur atë dhe për të kërkuar golin. Nuk arritën. Përfundimtarja Italia 1-2 Spanja [Pellegrini 81 - Torres 17, 45+2]

Spanja në finale pret fituesin e gjysmëfinales së nesërme, Belgjika - Franca.

Italia pësoi për herë të parë që prej 10 shtatorit të vitit 2018 (kishte humbur nga Portugalia në grupin e Ligës së Kombeve 18/19), duke e ndalur kështu rekordin e pamposhtshmërisë. Deri sot kishin 37 ndeshje pa humbje.

Ndërsa te Spanja rekord special shënoi Gavi, i cili u bë lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë për Furia Roja, me moshë 17 vjet e 64 ditë.

Ndërsa pas përfundimit të duelit, Ferran Torres, mori edhe çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

 


PAS FITORES SË MADHE

Selektori Abazi: Jemi shumë afër kualifikimit

Kosova

Selektori Abazi: Jemi shumë afër kualifikimit

06/10/21 @ 21:51

11-SHET

Formacionet zyrtare: Italia - Spanja

Liga e Kombeve

Formacionet zyrtare: Italia - Spanja

06/10/21 @ 19:38

KOSOVA U17

Super Kosova U17, mposhtë Austrinë në ndeshjen e parë

Kosova/International

Super Kosova U17, mposhtë Austrinë në ndeshjen e parë

06/10/21 @ 20:41

NATIONS LEAGUE FINALS 20/21

Spanja finaliste e parë! Eliminon kampionin e Evropës

Liga e Kombeve/International

Spanja finaliste e parë! Eliminon kampionin e Evropës

06/10/21 @ 22:47

SPANJA FITON TROFEUN

Spanja pas penalltive, fiton Ligën e Kombeve 22/23

Liga e Kombeve/La Liga

Spanja pas penalltive, fiton Ligën e Kombeve 22/23

18/06/23 @ 23:34

ITALIA - E TRETA!

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve/Serie A

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

18/06/23 @ 16:50

LUFTA PËR VENDIN E TRETË

Holanda-Italia, 11-shet startuese

Liga e Kombeve/Serie A/International

Holanda-Italia, 11-shet startuese

18/06/23 @ 14:10

SPANJA FINALISTE PËRSËRI

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

Liga e Kombeve/Serie A/La Liga

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

15/06/23 @ 23:53

KROACIA NË FINALE

Kroacia rrëzon Holandën, arrin finalen e Ligës së Kombeve

Liga e Kombeve/International

Kroacia rrëzon Holandën, arrin finalen e Ligës së Kombeve

14/06/23 @ 23:26

NATIONS LEAGUE FINALS 22/23

Cili do të jetë fituesi i ri i Ligës së Kombeve?

Liga e Kombeve/International

Cili do të jetë fituesi i ri i Ligës së Kombeve?

14/06/23 @ 07:27

LUKA MODRIC

Do të qëndrojë së paku për finalet e Ligës së Kombeve!

Botërori/Liga e Kombeve

Do të qëndrojë së paku për finalet e Ligës së Kombeve!

17/12/22 @ 20:04

BELFAST

Përkundër mbijetesës në Ligën C, Irlanda V. shkarkon selektorin

Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/Transfere

Përkundër mbijetesës në Ligën C, Irlanda V. shkarkon selektorin

21/10/22 @ 14:13

OPINION

EURO 2024: Grupi i herës së parë dhe fati në short për Kosovën!

Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/Kosova

EURO 2024: Grupi i herës së parë dhe fati në short për Kosovën!

10/10/22 @ 21:19

FIFA RANKING - TETOR 2022

Përkundër rezultateve, Shqipëria s’lëviz në renditje

Liga e Kombeve/Shqipëria

Përkundër rezultateve, Shqipëria s’lëviz në renditje

06/10/22 @ 14:31


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve