KOSOVA U17

Super Kosova U17, mposhtë Austrinë në ndeshjen e parë
6 October, 2021 @20:41
Me fitore ka filluar cikli i Kosovës U17 në grupin e fazës së parë kualifikuese drejt Evropianit për grupmoshat U17.
Falë golit të Elton Krasniqit në minutën e 57’, Kosova U17 arriti që sot ta mposhtë me rezultat 0-1 Austrinë U17.
Me këtë fitore, Kosova U17 ka pikë të barabarta në Grupin 9 me Slloveninë U17 lidere, nga 3 secila. Kjo e fundit ndodhet në vendin e parë falë fitores 0-8 ndaj Ishujve Faroe.
Ndeshjen e ardhshme, djemtë e Kosovës U17 e luajnë më 9 tetor, pas tri ditëve, ndaj Sllovenisë U17.