Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS FITORES SË MADHE

Selektori Abazi: Jemi shumë afër kualifikimit

Foto: FFK

Selektori Abazi: Jemi shumë afër kualifikimit


Teksti: FFK

6 October, 2021 @21:51

Kombëtarja e Kosovës U17 i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikimet për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022”. Dardanët e grupmoshës nën 17-vjeç kanë triumfuar në duelin e parë të ciklit kualifikues ndaj mikpritëses së ndeshjeve të Grupit 9, Austrisë, me rezultat 1:0. Golin e fitores tejet të rëndësishme për Kosovën e realizoi Elton Krasniqi, në minutën e 53-të pas asistimit të David Markut.

Ndeshjen e dytë Dardanët U17 e zhvillojnë kundër Sllovenisë, më 9 tetor. Kjo e fundit realizoi fitore bindëse ndaj Ishujve Faroe, 8:0. Me fitoren e sotme Kombëtarja U17 e drejtuar nga Arsim Abazi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën tjetër, ngase dy vendet e para në secilin grup kalojnë tutje. Pas ndeshjes përzgjedhësi Abazi u shpreh i lumtur për nismën e mbarë të këtyre kualifikimeve, por theksoi se ekipi duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

“Ishte një lojë shumë e fortë. Austria është ekip shumë cilësor, por ne luajtëm shumë mirë taktikisht dhe arritëm t’i gëzohemi kësaj fitoreje të madhe. Tani jemi shumë afër kualifikimit, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t’i luajmë me disiplinë edhe dy ndeshjet e radhës. I përgëzoj djemtë për këtë fitore dhe besoj se edhe në vazhdim do të luajnë me përkushtim të tillë dhe do t’i dëshmojnë vlerat e tyre”, ka thënë Abazi.


KOSOVA U17

Super Kosova U17, mposhtë Austrinë në ndeshjen e parë

Kosova/International

Super Kosova U17, mposhtë Austrinë në ndeshjen e parë

06/10/21 @ 20:41

11-SHET

Formacionet zyrtare: Italia - Spanja

Liga e Kombeve

Formacionet zyrtare: Italia - Spanja

06/10/21 @ 19:38

FLORENT HADËRGJONAJ, FLET PARA NDESHJES NDAJ SUEDISË

Hadërgjonaj: Do të jetë diçka speciale

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Hadërgjonaj: Do të jetë diçka speciale

06/10/21 @ 19:24

MESFUSHORI SHALA, FLET PARA NDESHJES NDAJ SUEDISË

Shala: Mund t’i befasojmë!

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Shala: Mund t’i befasojmë!

06/10/21 @ 19:20

REAEGON FEDERATA

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

27/07/23 @ 16:00

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

NË PLAN: STADIUMI I RI I PRISHTINËS!

Kreu i Prishtinës dhe i FFK-së bisedojnë për stadiumin e ri, deri në 25 mijë ulëse

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Kreu i Prishtinës dhe i FFK-së bisedojnë për stadiumin e ri, deri në 25 mijë ulëse

18/07/23 @ 10:47

KOSOVA - VAJZAT

Nisin përgatitjet për miqësoret e radhës

Kosova

Nisin përgatitjet për miqësoret e radhës

10/07/23 @ 22:13

NGA FEDERATA

Kombëtarja U19 mban grumbullim treditor në Hajvali

Kosova

Kombëtarja U19 mban grumbullim treditor në Hajvali

05/07/23 @ 14:34

PAS MBLEDHJES SË KE-së

Primozh Gliha edhe zyrtarisht merr drejtimin e Kosovës

Kualifikimet për Evropian/Kosova/Transfere

Primozh Gliha edhe zyrtarisht merr drejtimin e Kosovës

04/07/23 @ 15:59

SLLOVENI MUND TË RIKTHEHET

Rikthimi i Glihas, opcion i mundshëm për Kosovën

Kualifikimet për Evropian/Kosova/Transfere

Rikthimi i Glihas, opcion i mundshëm për Kosovën

04/07/23 @ 13:09

MEDIA TALK

Kosova ka kërkuar Vahid Halilhodžićin!

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Kosova/Transfere

Kosova ka kërkuar Vahid Halilhodžićin!

04/07/23 @ 09:27

DREJT RIKTHIMIT TË STADIUMIT

Qeveria: 3.2 milionë euro për stadiumin “Adem Jashari”

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Kosova

Qeveria: 3.2 milionë euro për stadiumin “Adem Jashari”

29/06/23 @ 14:26

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFAs

29/06/23 @ 11:52


 
Të gjitha lajmet nga Kosova