FLORENT HADËRGJONAJ, FLET PARA NDESHJES NDAJ SUEDISË

Foto: FFK
Hadërgjonaj: Do të jetë diçka speciale
6 October, 2021 @19:24
Njëri ndër lojtarët e pazëvendësueshëm të 11-shes së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, në deklaratën e tij dhënë faqes zyrtare të FFK-së ka bërë të ditur se e dinë shumë mirë çka i pret në Suedi.
Ai ka shtuar se numri i madh i tifozëve që presin të jenë në “Friends Arena” të Solnas, do t’u jep atyre motiv për të arritur diçka speciale në Suedi.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
“Besoj se tri ndeshjet e shtatorit kanë qenë shumë të mira dhe kemi bërë hapa përpara. Veten po e ndjej mirë dhe shpresoj se i gjithë ekipi do të vazhdojmë me paraqitje të mira. Të shtunën presim fitore si gjithmonë dhe po përgatitemi bukur mirë për këtë ndeshje. E dimë se çka na pret në Suedi, sepse kanë kualitet, por e njohim si kundërshtar. Atje do të ketë shumë tifozë tanë dhe pa dyshim do të jetë diçka speciale”, është shprehur Hadërgjonaj.
Kosova më 9 tetor është mysafir i Suedisë në Solna, ndërsa më 12 tetor pret Gjeorgjinë në Prishtinë.
Kosova deri tash ka arritur një fitore të vetme në Grupin B kualifikues për Botërorin e Katarit, duke e mposhtur Gjeorgjinë në shtator si mysafir.