MESFUSHORI SHALA, FLET PARA NDESHJES NDAJ SUEDISË

Foto: FFK
Shala: Mund t’i befasojmë!
6 October, 2021 @19:20
Futbollisti i Kosovës, Herolind Shala, duke folur për faqen zyrtare të FFK-së para ndeshjes ndaj Suedisë ka thënë se Kosova mund t’i befasojë suedezët, përkundër se është kundërshtar i vështirë përballë.
Ai në deklaratën e tij të dhënë ka shtuar se e dinë cilësinë e kundërshtarit mirë, por duke besuar në përkrahjen e parezervë të Dardanëve shpresojnë në rezultat.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
“Stërvitjet po shkojnë mirë. Sot kemi punuar me intensitet shumë të madh dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen. Atmosfera në Kombëtare gjithmonë është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të kënaqur dhe po e presim me padurim ndeshjen me Suedinë. Normalisht presim një ndeshje të vështirë sepse e dimë se me çfarë ekipi do të ballafaqohemi. Suedia është një ekip me shumë cilësi, por mendoj se mund t’i befasojmë dhe kemi mundësi të marrim pikë. E dimë se Dardanët gjithmonë i kemi mbrapa vetes dhe shpresoj të vijnë sa më shumë dhe besoj se do t’i bëjmë krenarë”, ka theksuar Shala.
Kosova më 9 tetor është mysafire e Suedisë në Solna, ndërsa më 12 tetor pret Gjeorgjinë në Prishtinë.