ZADAR CUP

Spahi mposht Kuqon
21 September, 2014 @0:04
Në turneun ndërkombëtar që po mbahet në qytetin Zadar të Kroacisë, janë përballur dy skuadra me basketbollistë të njohur për basketbollin kosovar.
Skuadra e Kenan Spahisë, Fenerbahçe Ulker, është ballafaquar me skuadrën e Ermal Kuqos, Darussafaka, në kuadër të gjysmëfinales së këtij turneu.
Ulker shënoi fitore pa shumë problem duke e mposhtur rivalin me rezultat 80-67, ndërsa Kenani ishte më i dalluari në këtë fitore duke shënuar 12 pikë 2 kërcime dhe një asistim, derisa në anën tjetër, qendra shqiptare Kuqo po ashtu tregoi lojë të mirë duke shënuar 6 pikë në humbjen e ekipit të tij.
Fenerbahçe Ulker në finale të turneut Zadar Cup do të luaj me skuadrën Cedevita, kurse Darussafaka e Kuqos do të luaj për vend të tretë.
Pjesëmarrës në këtë turne, përveç skuadrave të lartpërmendura janë edhe Galatasaray Liv Hospital, Alba Berlin dhe nikoqiri KK Zadar.