RIVALI

Spanja publikon listën për ndeshjen me Kosovën
15 March, 2021 @12:11
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit mars, ku ndër to është edhe ndeshja e 31 marsit ndaj Kosovës.
Në listë janë përfshirë 24 futbollistë, ndërsa në mesin e tyre është edhe mesfushori 18-vjeçar i Barcelonës që është ftuar për herë të parë, Pedri.
Spanja përveç ndeshjes me Kosovën që do të luhet në Sevilla, do të luajë edhe kundër Greqisë më 25 mars dhe kundër Gjeorgjisë më 28 mars.
Portierë: De Gea, Unai Simon, R. Sanchez;
Mbrojtës: Pedro Porro, Eric Garcia, Ramos, Llorente, I. Martinez, Alba;
Mesfushorë: Gaya, Busquets, Rodri, Thiago, Pedri, M. Llorente, Canales, Koke, Fabian;
Sulmues: Gerard M., F. Torres, Oyarzabal, Morata, Bryan Gil, Dani Olmo.