Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO U21

Zvicra publikon listën me 4 kosovarë për Evropianin U21

Zvicra publikon listën me 4 kosovarë për Evropianin U21


15 March, 2021 @12:03

Përfaqësuesja U21 e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian U21, i cili fillon më 24 mars në bashkorganizim të Hungarisë dhe Sllovenisë.

Përzgjedhësi Mauro Lustrinelli u ka bërë vend katër futbollistëve me origjinë nga Kosova, duke përfshirë lojtarë si Bastien Toma, Kastriot Imeri, Toni Domgjoni dhe Andi Zeqiri në listën e 23 të të ftuarve.

Katërshja kosovare është përmendur shumë në kohët e fundit për një afrim të mundshëm në përfaqësuesen e Kosovës, por sic duke për këtë duhet të pritet së paku deri në përfundim të Evropianit U21.

Zvicra U21 gjendet në grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Portugalinë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani