Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Stërvitje me 10 lojtarë para duelit me Greqinë

Foto: FFK

Stërvitje me 10 lojtarë para duelit me Greqinë


5 September, 2020 @16:16

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitje për ndeshjen e radhës kundër Greqisë, e cila zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stërvitjen e sotme, e cila u mbajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, morën pjesë vetëm lojtarët që nuk ishin të angazhuar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Moldavisë: Samir Ujkani, Florent Hasani, Bernard Berisha, Ibrahim Dresevic, Besar Halimi, Anel Rashkaj, Visar Bekaj, Atdhe Nuhiu, si dhe dy lojtarët e ftuar së fundmi Rron Broja dhe Armend Thaçi, derisa futbollistët e tjerë kishin rigjenerim në hotel.

Kosova ka nisur me barazim ndaj Moldavisë kampanjën 2020/21 të Ligës së Kombeve në Ligën C Grupi 3.

Dueli Kosova-Greqia do të jetë i pari si vendas për Kosovën në këtë grup, ndërsa në përballjen tjetër të grupit grekët kishin barazuar pa gola ndaj Sllovenisë.


 
Të gjitha lajmet nga