Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA EDICIONIT TË RI

Superliga nis më 10 gusht

Foto: FFK

Superliga nis më 10 gusht


22 July, 2024 @17:35

Edhe pak ditë kanë mbetur për t’ia nisur edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa FFK edhe njëherë sot ka bërë një përkujtim se stinori i ri do të fillojë më datën 10 gusht 2024.

Superliga, që do të vazhdojë të mbetet me 10 ekipe garuese, ku katër më të mirat do të kenë mundësi të dalin në gara evropiane, këtë stinor pos ekipeve të zakonshme ka edhe Suharekën debutuese aty.

Ballkani që është kampion i trefishtë dhe aktual do të kërkojë mbrojtjen e titullit, ndërsa në garë për ta rrëzuar nga froni pritet të jenë edhe Drita, Gjilani, Llapi e ndoshta edhe Prishtina.

Kujtojmë, dy pozitat e fundit në fund të stinorit bien nga Superliga, ndërsa ekipi që përfundon në pozitë të tetë do të kërkojë shpëtimin për një stinor tjetër në Superligë nga dueli i barazhit me pozitën më të mirë të dytë nga Liga e Parë (A ose B).


 
Të gjitha lajmet nga