Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Superliga zyrtarisht pa Kastriotin

Superliga zyrtarisht pa Kastriotin


1 October, 2015 @16:58

Skuadra e Kastriotit nuk do të përfshihet në edicionin 2015/16 të Superligës.

Ekipi nga Ferizaji sot ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës se është tërhequr nga Superliga, për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Në njoftimin e FBK-së, thuhet se nuk do të ketë ndryshim të sistemit dhe kalendarit të garave për edicionin 2015/16 dhe Superliga do të fillojë këtë fundjavë, siç edhe ishte parashikuar më parë.

Skuadra e Kastriotit kishte përfunduar në pozitën e fundit të radhitjes tabelare, por pas dënimit të Besës dhe përjashtimit nga Superliga, ferizajasit kishin arritur mbijetesën me anë të Play Outit duke e mposhtur skuadrën Newborn. 


 
Të gjitha lajmet nga