Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DIDIER DROGBA

Surprizë për ish bashkëlojtarët

Copyright/ Hannah Young/ Rex Features/ dailymail.co.uk

Surprizë për ish bashkëlojtarët


7 December, 2012 @15:58

Futbollisti i skuadrës kineze, Shanghai Shenhua, Didier Drogba, pas përfundimit të stinorit në Kinë, është kthyer në Londër. Drogba mbrëmë organizoi një ndeje për darkë me ish bashkëlojtarët e tij që kishte fituar titullin e Ligës së Kampionëve me Chelseat vitin e kaluar.

Të ftuar ishin Paulo Ferreira, Branislav Ivanovic, Daniel Sturridge, David Luiz, John Terry, Ashley Cole dhe disa të tjerë. Ndërsa u vërrejt mungesa e sulmuesit spanjoll, Fernando Torres.

Në  organizimin e bërë në Hotel Wyndham, Drogba kishte përgatitur edhe një befasi për ish bashkëlojtarët e tij. Futbollisti afrikan dhuroi futbollistëve të Chelseat nga një unazë me vlerë rreth 800 mijë funta, duke e kujtuar titullin e Champions League.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili është duke u paguar 250 mijë funta në javë te skuadra Shanghai Shenhua, është njëri ndër sportistët që përfiton më së shumti në botë.


 
Të gjitha lajmet nga