Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIRRET VENDIMI - ZYRTARISHT

Suspendohet përjetë

Suspendohet përjetë


3 February, 2016 @17:50

Federata e Basketbollit të Kosovës ka suspenduar përjetësisht nga çdo aktivitet i saj trajnerin e Yllit Agron Berisha. 

“Agron Berisha, trajner i KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka, dënohet me ndalesë të përjetshme në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe detyrave tjera ne sportin e basketbollit në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës,” thuhet në Vendimin e FBK-së të botuar sot. 

Si arsyetim FBK ka përmendur faktet dhe raportet si në vijim. 

“Në çerekun e IV-të të ndeshjes Trepça vs Golden Eagle Ylli, 2.05 minuta pa përfunduar ndeshja te rezultati 73:70 në të mirë të KB Trepça, trajneri Agron Berisha pas ndëshkimit nga ana e gjyqtarëve me gabim teknik e pastaj edhe me gabim diskualifikues, realizon sulm fizik ndaj gjyqtarit Xhelal Mumini. Si pasojë gjyqtari kryesor vendos, me të drejtë duke zbatuar PG, të ndërpresë ndeshjen. Pas marrjes së deklaratave nga zyrtarët e ndeshjes dhe analizës të xhirimit televiziv të ndeshjes e duke u bazuar edhe në raport të Policisë së Kosovë është konstatuar se Agron Berisha ka kryer sulm fizik të rëndë duke shprehur vendosmëri në realizimin e sulmit ndaj gjyqtarit të ndeshjes, përkatësisht zyrtarit të FBK-së. Agron Berisha ka ndjekur gjatë tërë fushës gjyqtarin, e ka goditur dhe ka tentuar më pas ta godas edhe më tutje duke e përndjekur gjyqtarin Mumini deri në fund të sallës,ku është mbrojtur nga zyrtarë tjerë të ndeshjes që intervenuan dhe i njejti ka shpëtuar me më pak pasoja. Në këto momente trajneri Agron Berisha është përpjekur të godas edhe më tutje gjyqtarin. Gjyqtari Mumini nga goditjet e Berishes ka pësuar lëndime trupore, të konstatuar edhe nga mjeku kujdestar në Shtëpinë e shëndetit në Vushtrri. Me këtë akt të turpshëm, trajneri dhe zyrtari i klubit Ylli, Agron Berisha, ka bërë një akt të dënueshëm me aktet normative te FBK-së dhe ka dëmtuar jashtëzakonisht rëndë në imazhin e sportit të basketbollit në vend dhe jashta vendit. Në bazë të së cekurave është marr Vendimi si në dispozitiv.” - ka cekur faqja zyrtare e FBK-së.

Trajneri Berisha mund të ankohet brenda 24 orëve për këtë vendim të FBK-së. 

Vendimi në faqen e FBK-së
Vendimi në faqen e FBK-së

 


BLACK MAMBA

Shpërthen Kobe

NBA

Shpërthen Kobe

03/02/16 @ 11:38

NË "SEZAI SURROI" SONTE

Bashkimi pret Teodon

Balkan League

Bashkimi pret Teodon

03/02/16 @ 09:42

SIGAL PRISHTINA MYSAFIRE NË GJEVGJELI

Kampioni aktual, nis fazën e dytë sonte

Balkan League

Kampioni aktual, nis fazën e dytë sonte

03/02/16 @ 09:29

SULMI NDAJ GJYQTARIT

Gjobë dhe suspendim për Berishën

FBK Superliga

Gjobë dhe suspendim për Berishën

02/02/16 @ 21:51

NDESHJA E PAPËRFUNDUAR

FBK vendos për ndeshjen Trepça - Ylli

FBK Superliga

FBK vendos për ndeshjen Trepça - Ylli

02/02/16 @ 21:43

ITALIA NË EURO 2024

Rezultatet s’japin shpresa, Zaniolo humb EUROn

Evropiani

Rezultatet s’japin shpresa, Zaniolo humb EUROn

15/05/24 @ 11:20

NGA RAPORTI I KOMISIONIT TË GARAVE

KG inicon procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit dhe kryetarit të klubit

FFK Superliga

KG inicon procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit dhe kryetarit të klubit

15/05/24 @ 00:01

MBROJNË TROFEUn

Egnatia përsëri fiton Kupën e Shqipërisë

FSHF Kategoria Superiore

Egnatia përsëri fiton Kupën e Shqipërisë

14/05/24 @ 23:52

CITY NUK GABON NË DUELIN PARA-VENDIMTAR

Haaland në skenë, City bën hapin e madh për titull kampioni

Premier League

Haaland në skenë, City bën hapin e madh për titull kampioni

14/05/24 @ 23:24

VENDIMI I RI I UEFA-së

Vetëm kapitenët do të mund të flasin me referët në EURO 2024

Evropiani/Shqipëria/International

Vetëm kapitenët do të mund të flasin me referët në EURO 2024

14/05/24 @ 15:08

TITULLI I KAMPIONIT, PËRSËRI I STRUGËS

Struga mposhti Shkëndijën si mysafire dhe mbrojti titullin e kampionit

International

Struga mposhti Shkëndijën si mysafire dhe mbrojti titullin e kampionit

14/05/24 @ 08:35

ELEKTRICISTËT SIGUROJNË NGRITJEN, TASH KËRKOJNË EDHE TITULLIN

KEK-u rikthehet në Ligë të Parë

FFK Liga e Dytë/FFK Liga e parë

KEK-u rikthehet në Ligë të Parë

14/05/24 @ 08:06

TRIUMF PËR NGRITJE

Mposht Sociedadin, Barcelona ngritet në renditje

La Liga

Mposht Sociedadin, Barcelona ngritet në renditje

13/05/24 @ 23:48

KOLUMBIANI I RI NË SKENË

Zëvendësusi Duran shpëtimtar, Aston Villa para Ligës së Kampionëve

Premier League

Zëvendësusi Duran shpëtimtar, Aston Villa para Ligës së Kampionëve

13/05/24 @ 23:29

NGA INFORMATORI NR. 38

Ylli dënohet me 200€, Trepça me 100€ nga ndeshja e dytë e finales

FBK Superliga

Ylli dënohet me 200€, Trepça me 100€ nga ndeshja e dytë e finales

13/05/24 @ 23:16


 
Të gjitha lajmet nga