NENAD DELIC - KB PEJA
Ta mbajmë ritmin
21 January, 2016 @11:59
Basketbollisti kroat i Pejës, Nenad Delic, ka thënë se ekipi i tij duhet të vazhdojë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e radhës.
Peja ka pasur plotësisht nën kontroll ndeshjen ndaj Lovçenit mbrëmë dhe e ka fituar atë duke shënuar fitoren e shtatë me radhë në BIBL.
“Kjo është fitorja e shtatë me radhë për ne në BIBL dhe e 19-ta në të gjitha garat. Kemi luajtur mirë, posaçërisht në pjesë të parë, që ka qenë mjaft për të siguruar fitoren ndaj Lovçenit,” ka thënë Delic shkruan balkanleague.net.
“Ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm të fitoreve edhe në ndeshjet e radhës,” ka shtuar ai.
Delic ka përfunduar ndeshjen mbrëmë me 13 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime për verdhezinjtë.
Peja është lidere e pamposhtur në Superligë me 13 fitore nga 13 ndeshje, ndërsa në fundjavë ndeshet me Bashkimin.