Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI SHTATËGJATË

Tare prej Dukagjinit te Tirana

Foto: KFTirana/ fb

Tare prej Dukagjinit te Tirana


14 July, 2025 @14:17

Sulmuesi nga Shqipëria, Etienne Tare, që në stinorin e kaluar të Superligës veshi fanellën e Dukagjinit të Klinës është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Tiranës në Kategorinë Superiore.

“Me një profil të qartë teknik dhe një mentalitet serioz pune, Tare vjen te Tirana si një futbollist me perspektivë, i gatshëm të japë kontributin e tij.” — shkroi KF Tirana në njoftim.

Tare përndryshe, është djali i legjendës së përfaqësueses së Shqipërisë, Igli Tare. Ai është 21 vjeçar dhe 194 centimetra i gjatë, sulmues. Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të Lazios në fillim të karrierës së tij.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga