DATA DHE ORA E SHORTIT

Të hënën tjetër, shorti për Superligën dhe Ligën e Parë
14 July, 2025 @12:43
Skuadrat e Superligës dhe ato të Ligës së Parë, do të kuptojnë renditjen e ndeshjeve që do t’i luajnë gjatë stinorit 2025/26, ndërsa FFK ka bërë të ditur se shorti do të hidhet më 21 korrik,
Për Superligën, shorti hidhet duke fulluar në ora 13.30, kurse për Ligën e Parë prej orës 14.00. FFK ka ftuar përfaqësuesit e klubeve të jenë të pranishëm për të shikuar nga afër mbarëvajtjen e shortit, ndërsa aty do të kuptohet se cila skuadër do të ketë fillim të vështirë të edicionit, por edhe ato që do ta kenë më të lehtë.