Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Terrell në Prishtinë

Terrell në Prishtinë


13 February, 2013 @14:47

Julian Terrell qendra 206 centimetërshe amerikane është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës.

Ish kampioni ka reaguar menjëherë pas përforcimit të rivalit më të madh të tij për titull sivjet, Pejës. 

Ardhjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i klubit, Fatos Bajqinovci për të përditshmen Tribuna.

“Ai është në prova dhe pasi që t’i kryejë testet mjekësore do të vendosim për atë dhe do ta prezentojmë,” ka thënë Bajqinovci për këtë gazetë.

Terrell është stërvitur në NBA me Washington Wizards ndërsa karrierë ka bërë në Belgjikë, Emirate të Bashkuara Arabe, Portugali dhe Turqi. 

Sigal Prishtina është e dyta në renditjen tabelare me bilanc të njejtë sikurse Peja që gjindet në vendin e parë, 13 fitore dhe 1 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga