DURRËS

Teuta zyrtarizon qendërmbrojtësin e Drenicës
14 January, 2022 @15:51
Skuadra e Teutës ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në ekipin e saj sot, duke bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e deritashëm të Drenicës.
Harallamb Qaqi 196-centimetra i gjatë është thënë të jetë shtesa e fundit për mbrojtjen e Teutës, me të cilin trajneri Edi Martini po synon të përforcojë ekipin.
Qaqi 28-vjeç në Transfermark vlerësohet rreth 200 mijë euro, ndërsa para se të bëhej pjesë e Drenicës ka luajtur për Kukësin, Alkin grek, Kamzën e Laçin.