Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

T’i njohim kundërshtarët…

Ylli slloven, Goran Dragic (me top), në duel me amerikanin e natyralizuar te Ukraina, Eugene Jeter

T’i njohim kundërshtarët…


22 January, 2016 @15:37

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, në debutimin e saj në garat ndërkombëtare, sipas shortit të hedhur sot, ka mësuar kundërshtarët e saj. Sipas këtij shorti, Kosova do të përballet me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë, në kuadër të grupit E të kualifikimeve për Eurobasket 2017.

Sllovenia

Përfaqësuesja e Sllovenisë

Pa dyshim, favoriti kryesor i grupit. Sllovenia që nga Eurobasketi i vitit 1993 (para këtij viti ka garuar nën përfaqësuesen e Jugosllavisë) është pjesëmarrëse e rregullt e Eurobasketit.

Suksesi më i madh i arritur në Eurobasket, është në vitin 2009, kur ishte plasuar deri në gjysmëfinale, duke siguruar në fund pozitën e katërt.

Basketbollistët më të mirë aktualisht janë: Zorgan Dragic (Khimki) e Jaka Blazic (Laboral Kutxa), si dhe treshja që luan aktualisht në NBA, Goran Dragic (Miami Heat), Beno Udrih (Miami Heat) dhe Sasha Vujacic (New York Knicks).

Përzgjedhësi i ekipit është trajneri i mirënjohur slloven, Igor Kokoškov, i cili njëkohësisht është ndihmëstrajneri te skuadra Utah Jazz.

Sllovenia sivjet nuk ka arritur të kualifikohej në Lojërat Olimpike në Rio, ndërsa në vitin që e lëmë pas, përkatësisht në Eurobasket 2015, kishte përfunduar në pozitën e 12, pasi ishte mposhtur në 1/8 e finales nga Letonia.

 

Ukraina

Ukraina është një tjetër rival që mund të cilësohet si shumë i fortë për Kosovën. Pikërishtë në pozitën ku kemi më së shumti problem, pra në pozitën e qendrës, ukrainasit e kanë pikën më të fortë.

Qendra 22 vjeçare 216 centimetërshe, Alex Len, është basketbollisti i vetëm ukrainas që aktualisht luan në NBA, mirëpo ky lojtar përveç ekipeve të grupmoshave të reja nuk ka pasur rast ta vesh fanellë e përfaqësueses A. Një tjetër qendër e rëndësishme është gjiganti Kyrylo Fesenko, ish lojtar i NBA-së, që aktualisht luan për ekipin italian, Pallacanestro Cantu. 

Gjithashtu edhe ish lojtari i Sacramento Kings, amerikani me nënshtetësi të Ukrainës, Eugene Jeter (emri i natyralizuar: Yudzhin Dzheter), është një prej armëve kryesore të ukrainasve.

Ukraina ka qenë pjesëmarrëse në tre herët e fundit në Eurobasket, ndërsa suksesin më të madh e ka arritur në Eurobasketin e vitit 2013, kur përfundoi e gjashta, mirëpo vitin e kaluar ukrainasit nuk arritën të dëshmojnë cilësitë e veta pasi përfunduan të fundit në grup prej 6 ekipeve në Eurobasket 2015.

 

Bullgaria

 

Duke pasur parasysh sidomos nga përvoja dhe njohurit me ekipet bullgare në Ligën Ballkanike, mund të thuhet se Bullgaria është përfaqësuesja më e afërt me përfaqësuesen tonë.

Lojtari më i njohur te kjo përfaqësuese është basketbollisti aktual i Sigal Prishtinës, Stanimir Marinov.

Bullgaria për herë të fundit në Eurobasket ka garuar në vitin 2011, kur për pak sa nuk arriti ta kalojë grupin pranë rivalëve aktual, Slloveninë dhe Ukrainën, si dhe rivalëve të fortë si Rusia e Gjeorgjia.

Suksesi më i madh i arritur i Bullgarisë është në vitin 1957 kur u shpall nënkampion i Eurobasketit duke u mposhtur në finale nga Bashkimi Sovjetik.

Basketbollistët kryesor të skuadrës janë Aleksandar Vezenkov (Barcelona), Filip Videnov (Lukoil Academic) dhe Dejan Ivanov (Yesilgiresun). Përveç tyre, në dispozicion mund të jetë edhe amerikani i natyralizuar, Earl Rowland, që aktualisht luan për skuadrën izraelite, Hapoel Jerusalem.


SLLOVENËT E SIGURTË

Nesterovic: Do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

Eurobasket/International

Nesterovic: Do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

22/01/16 @ 15:06

EKSKLUZIVE: EROLLD BELEGU

Luftojmë për vendin e dytë

FBK Superliga/International

Luftojmë për vendin e dytë

22/01/16 @ 14:18

KUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2017

Përfaqësuesja A, mëson grupin para debutimit

FBK Superliga/Eurobasket/International

Përfaqësuesja A, mëson grupin para debutimit

22/01/16 @ 12:21

SHORTI PËR EUROPIANIN U-20 DIV C

Kosova përballë Shqipërisë!

FBK Superliga/Eurobasket/International

Kosova përballë Shqipërisë!

22/01/16 @ 11:49

ALL STAR 2016

Caktohen pesëshet e para në All Star 2016

NBA

Caktohen pesëshet e para në All Star 2016

22/01/16 @ 11:47

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League