NË TIRANË
Tirana ndërron trajnerin
17 November, 2016 @10:19
Skuadra e Tiranës ka shkarkuar trajnerin e deritashëm të saj, maqedonin Slobodan Petrovski.
Ekipi nga kryeqyteti i Shqipërisë, deri më tani ka shënuar vetëm një fitore në ligën ballkanike dhe atë në ndeshjen e parë ndaj Trepçës.
Ndërsa prej atij momenti e deri sot, Tirana nuk ka shënuar fitore, përkundër përforcimeve të bëra në skuadër, së fundi edhe reprezentuesin kuqezi, Gerti Shima.
Në vend të Petrovskit, Tirana ka bërë të ditur se ka angazhuar malazezin Nikola Milatovic, që ka punuar për 4 vjet me ekipin e Ulqinit.
Ndeshja e radhës për Tiranën në BIBL zhvillohet më 24 nëntor dhe atë pikërisht ndaj Trepçës në “Minatori” të Mitrovicës.