Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE SEMIFINALS

TOP 5-shja e gjysmëfinaleve (Kupa e Kosovës)

TOP 5-shja e gjysmëfinaleve (Kupa e Kosovës)


6 February, 2021 @12:10

Gjatë ditës së djeshme, në Suharekë u zhvilluan dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll.

Në njërin prej takimeve, Prishtina e mposhti Prizrenin, kurse në tjetrin, Ylli e mposhti Rahovecin, duke bërë kështu që në finalen që luhet nesër (7 shkurt), mes vete të takohen Ylli dhe Prishtina.

TOP 5-SHJA E ÇEREKFINALEVE

Pas ndeshjeve gjysmëfinaleve, TopSporti.com ka zgjedhur pesëshen më të mirë të kësaj faze të garës.

SKEMA E KUPËS

Pesëshen e gjysmëfinaleve e përbëjnë: Nigel Johnson (Prishtina), Valon Bunjaku (Ylli), Arti Hajdari (Prizreni), Demetris Morant (Ylli) dhe Tevin Mack (Prishtina).

Në fitoren e Prishtinës ndaj Prizrenit, Nigel Johnson dhe Tevin Mack ishin fantastikë.

Johnson takimin e mbylli me 24 pikë, 6 kërcime, 6 asistime e 3 topa të vjedhur, kurse Mack luajti me 17 pikë, 11 kërcime, 2 asistime e 1 top të vjedhur.

Te skuadra e Prizrenit, u veçua Arti Hajdari, që luajti me 24 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, për të zënë kështu vend në pesëshen e gjysmëfinaleve.

Nga takimi tjetër gjysmëfinal, Ylli vs. Rahoveci, vend në pesëshe gjejnë dy lojtarë të Yllit: Valon Bunjaku dhe Demetris Morant.

Bunjaku në fitoren e skuadrës kontribuoi me 24 pikë, 3 kërcime, 3 asistime e 1 top të vjedhur, kurse Morant luajti me 12 pikë, 14 kërcime e 1 bllokadë, për ta përmbyllur kështu pesëshen e gjysmëfinaleve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga