Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (I)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (I)


3 November, 2020 @12:11

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 1 në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Në pesëshen e zgjedhur nuk ka lojtarë nga ndeshje Istogu - Feronikeli, pasi që kjo ndeshje do të luhet më vonë.

Ekipin e javës e përbëjnë: Don Polloshka (AS Prishtina), Bleonis Tanushi (Megasports), Visar Ejupi (Marigona Hill Prishtina), Albion Imeri (Vushtrria) dhe Bardhi Rexha (New Basket).

AS Prishtina ka fituar derbin kundër Dritës me rezultat 77-75.

Më i miri te AS Prishtina ishte fundori Don Polloshka. Ai luajti me 15 pikë, 7 asistime e 5 kërcime në fitoren e skuadrës.

Megasportsi e nisi Ligën e Parë me fitore, duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 61-106.

Më i dalluari i skuadrës prizrenase ishte Bleonis Tanushi me 13 pikë, 10 asistime, 6 kërcime e 3 topa të rrëmbyer.

Në fitoren e Marigona Hill Prishtinës kundër New Basketit (82-90), më i veçuari ishte Visar Ejupi. Ejupi luajti me 25 pikë, 11 kërcime e 3 asistime.

Edhe Vushtrria e mbylli xhiron me fitore, duke e mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 71-50.

Albion Imeri me 10 pikë, 9 kërcime, 5 asistime e 3 topa të rrëmbyer u dallua më së shumti te skuadra e Vushtrrisë.

New Basket pësoi humbje kundër Marigona Hill Prishtinës. Në humbje e skuadrës prizrenase, më i dalluari ishte Bardhi Rexha.

Rexha luajti me double-double prej 30 pikëve e 15 kërcimeve, derisa 30 pikët e tij ishin shifra më e lartë e xhiros së parë në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë