TEAM OF THE WEEK 23
TOP 5-shja e javës në Superligë (XXIII)
29 March, 2019 @19:11
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros XXIII të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Clayton Everett (Ylli), DeShon Minnis (Rahoveci), Frederick Richardson (Prishtina), Bradon Scott (Prizreni) dhe Jordan Capps (Bashkimi).
Fundori i Yllit, Clayton Everett, ishte më i dalluari në fitoren e skuadrës kundër Trepçës. Ai luajti me 18 pikë, 7 kërcime e 6 asitime dhe ishte i saktë 63% nga vija e treshit.
Dyshja e Rahovecit, DeShon Minnis dhe Frederick Richardson, me performancat e tyre kundër Bashkimit, arritën të hyjnë në pesëshen e javës.
Minnis luajti me shifrat magjike triple-double prej 11 pikëve, 12 kërcimeve e 10 asistimeve, derisa Richardsoni për 3 asistime nuk arriti edhe ai shifrat triple-double. Richardson luajti me 30 pikë, 10 kërcime e 7 asistime.
Brandon Scott i Prizrenit, ishte një tjetër lojtar që arriti shifrat magjike triple-doble. Ai luajti me 11 pikë, 14 kërcime e 12 asistime kundër Boreas.
Krahas humbjes së Bashkimit nga Rahoveci, Jordan Capps ishte më i miri te kampioni aktual i Superligës. Capps luajti me 30 pikë e 5 kërcime, për ta përmbyllur kështu pesëshen më të mirë të xhiros XXIII.