Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOS-SAS

Transferi i qëlluar, Aldridge

Transferi i qëlluar, Aldridge


2 November, 2015 @10:44

Se sa i qëlluar është transferi i LaMarcus Aldridget nga ana e San Antonio Spursit, po vërehet në çdo lojë.

Spurs, e mposhti Bostonin me rezultat 95-87, ku shkëlqeu All-Stari i ardhur nga Portlandi Aldridge me 24 pikë, që dominoi edhe në trapez me 14 kërcime, e shtoi edhe 5 asistime, ku luajti rolin kryesor në fitoren e dytë të mamuzave.

Kontribut tjetër për skuadrën e trajnerit Gregg Popovich, ka dhënë edhe 24 vjeçari që po shkëlqen, Kawhi Leonard me 19 pikë e 5 kërcime.

Tek vendasit, Avery Bradley, u dallua me 18 pikë, por ishin të pa mjaftueshëm për ta mposhtur San Antonion.


Video

LaMarcus Aldridge



 
Të gjitha lajmet nga