Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE

Transferi i ri u sjell fitoren e madhe në miqësore

Fotot & Video: PrishtinaeRe/ fb

Transferi i ri u sjell fitoren e madhe në miqësore


7 August, 2024 @12:46

Sulmuesi i ri i ekipit të Prishtinës së Re, Astrit Berisha, që erdhi këtë verë aty pas një stinori të kaluar te FC Suhareka ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij në miqësore ndaj rekord-kampiones së Kosovës, Prishtina.

Miqësorja e zhvilluar ditë më parë ishte test për trajnerët e ekipeve me kuadrin e ri të lojtarëve që kanë dispozicion, por Prishtina Re pos fitores tregoi se ka edhe mbrojtjen e organizuar mirë dhe tashmë duket se po sistemon lojën e saj edhe më mirë para fillimit të stinorit të ri.

Derisa Prishtina, që po drejtohet nga francezi Jean-Michel Cavalli do të duhet të mendojë mirë për edicionin e ri të garave në Superligë, Prishtina e Re e Elon Berishës u duk komplete dhe e gatshme për synimin e qartë që e ka ekipi.

Prishtina e Re në stinorin e kaluar nuk arriti Superligën pasi që s’arriti të mposht Feronikelin’74 në ndeshjen e barazhit për elitë, pasi që kishte kaluar barazhin e parë ndaj Dinamos së Ferizajit. Kësaj radhe, ekipi bardhekaltër dëshiron që të kap vendin e parë të Ligës së Parë - Grupi B, për të siguruar Superligën direkt.

Ndryshe, testet e Prishtinë së Re do të vazhdojnë pas duelit me Prishtinën, pasi që në “Xhemajl Ibishi” ekipi do të luajë sot edhe një miqësore, atë ndaj FC Mitrovicës, që është promovuar për herë të parë në Ligë të Parë këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga