TREPÇA '89 - DRENICA

Trepça ‘89 i shpëton rënies direkte, barazhi sfida e radhës për mbijetesë
23 May, 2021 @17:26
Trepça ‘89 ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Drenicës për t’i shpëtuar rënies direkte nga Superliga.
Xehetarët fituan me rezultat 2-1 në një ndeshje me rivalitet të madh mes dy skuadrave.
Në shpëtim nga rënia e ish kampiones së dikurshme rol të madh luajti edhe humbja e Arbërisë ndaj Dritës, pasi që dobrajasit përfunduan në pozitën e parafundit.
Trepça ‘89 stinorin e mbylli në pozitën e tetë me pikë të njëjta (42) sikurse Feronikeli dhe Drenica, të cilët kanë bilanc më të mirë në ndeshjet e ndërmjetme dhe janë renditur më lartë.
Në barazh ‘89-shi do t’i mat forcat me finalistin e Kupës, Dukagjinin.