Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 8 "GJAKOVA 2024" — FINALJA E MADHE!

Trepça fiton Kupën e Kosovës, hera e tretë me radhë

Foto: FBK

Trepça fiton Kupën e Kosovës, hera e tretë me radhë


17 February, 2024 @19:30

Për herë të tretë me radhë, Trepça është fituese e Kupës së Kosovës!

Në finalen e sontme në Gjakovë, Trepça triumfoi 71-69 ndaj Prishtinës, për ta fituar kështu trofeun e Kupës për të tretin vit me radhë.

Përndryshe, Prishtina në momentet e fundit të ndeshjes kishte dy tentime, për të barazuar dhe për ta fituar ndeshjen. Mirëpo, asnjërëa prej atyre tentimeve nuk hynë në kosh, që bëri të gëzohet pala mitrovicase në finale, derisa festa gjelbërezi nisi në qytetin e “minatorëve”.

Palestra “Shani Nushi” ishte plot me publik, ndërsa brohoritjet e tifozërive nuk janë ndalur thuajse për asnjë minutë gjatë ndeshjes. Atmosferë tamam si finale, njëjtë edhe përballja me rivalitet të madh.

22-15,16-20, 13-16 dhe 20-18 ishin përfundimet e çerekëve, duke dëshmuar qartazi se çfarë lufte e fortë u zhvillua deri në fund, me të dyja skuadrat që dhuruan spektakël.

SKEMA DREJT FINALES

Në momentet vendimtare, të udhëhequr nga Super Drilon Hajrizi, mitrovicasit u treguan më të përqëndruar dhe e mbyllën takimin me fitore.

Lojtari më i mirë i finales, Drilon Hajrizi, ndeshjen e mbylli me 19 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, e me 15 kërcime e 11 pikë fantastik sonte ishte edhe Jordy Tshimanga.

Te Prishtina, përforcimi i fundit Diamond Stone ishte më i dalluari me 21 pikë, 2 kërcime e 1 asistim.

Me këtë trofe të fituar, Trepça tashmë e kalon Pejën sa i përket numrit të trofeve të Kupës së Kosovës. Trepça këtë trofe deri më tash e ka fituar 7 herë, kurse Peja mbetet me 6. Vendi i parë i takon Prishtinës me 15 Kupa të Kosovës të fituara.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës