SIGUROJNË SULMIN

Trepça ia vazhdon edhe 2-vjet kontratën sulmuesit senegalez të ekipit
4 May, 2023 @14:55
Moustapha Ba ka dëshmuar veten, ndërsa Trepça e ka shpërblyer me kontratë të re 2-vjeçare. Njoftimi i fundit nga KF Trepça, që garon në Ligë të Parë të Kosovës, Grupi A, ka bërë të ditur se skuadra në fjalë ia ka vazhduar edhe për dy vjet tjera kontratën futbollistit që luan në pozitën e sulmit dhe vjen nga Senegali.
“KF Trepça sot edhe zyrtarisht rinovoi kontratën duke vazhduar edhe për dy vite tjera me sulmuesin shtatëgjatë Moustapha Ba nga Senegali, i cili verën e kaluar erdhi në ekip dhe për 22 ndeshje shënoi 22 gola,” ka shkruar njoftimi i KF Trepça sot.
Ba, është bërë sulmuesi kryesor i skuadrës me të ardhur në ekip të xehetarëve, ndërsa me golat e tij ka dëshmuar veten. Së fundi, ai shënoi dy gola në Gjakovë, ku nuk lejoi që ekipi i tij të mposhtet nga Vëllaznimi, në ndeshjen që u krye 2-2.