DIMITRIS PAPADOPOULOS
Trepça me dy fytyra
8 December, 2016 @13:58
Trajneri i Trepçës, Dimitris Papadopoulos, në deklaratën e tij pas ndeshjes së humbur ndaj Karpos Sokolit në Shkup ka thënë se ekipi i tij i ka pasur dy fytyra mbrëmë. Pjesa e parë e mirë dhe e dyta e keqe.
“Ne treguam dy fytyra në lojë dhe nuk e di pse. Luajtëm mirë në pjesë të parë, kontrolluam ritmin e lojës dhe luajtëm mençur. Pastaj hymë në telashe me faulla dhe u desht të luajmë zonën, ku pranuam pikë të lehta dhe pas 2-3 minutave në pjesë të dytë e humbëm kontaktin me koshin, e ndeshja u humb,” ka thënë Papadopoulos për faqen zyrtare të BIBL.
Trepça ende nuk ka shënuar fitore si mysafir në stinorin e saj debutues në BIBL. Mitrovicasit aktualisht kanë bilanc 2-4 nga 6 ndeshjet e para të Grupit B në BIBL.