FITORE NË GOLEADË

Pamje nga stinori i kaluar/ Foto: KFTrepça/ E. Behrami/ fb
Trepça me fitore të thellë, rehaton stinorin
16 April, 2023 @18:01
Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të pritur ndaj Drenasit sot, ndërsa ekipi i drejtuar nga Emin Baliqi me këtë fitore ka hequr secilën dilemë për mbijetesë në Ligë të Parë. Mitrovicasit filluan fuqishëm ndeshjes, ndërsa me golat e ardhuru në pjesë të parë, ndeshja u ndez, për të përfunduar me goleadë në fund për: Trepça 5-2 Drenasi [Ardit Miftari 27’, Edmond Turku 38’, 78’, Da Silva 55’, Ardian Neziri 90’ — 15’ Florent Jashari, 90’+2 Ehat Gjoka].
Trepça tash ka 26 pikë dhe del në vend të tetë të renditjes, me dy pikë më shumë sesa A&N-ja e nëntë dhe 16 më shumë sesa Vëllaznimi që është i dhjeti i fundit. Drenasi në anën tjetër ka siguruar gjithçka në pjesë të parë të stinorit dhe tashmë vetëm po luan për prestigj, duke qëndruar për momentin i gjashti në renditje me 29 pikë.