TREPÇA'89 - RAHOVECI

Trepça’89 feston Superligën me fitore bindëse
7 May, 2022 @20:18
Fituesja e Grupit A të Ligës Parë, Trepça’89, edhe pse e ka siguruar Superligën, vazhdon rrugën e saj me gjithë seriozitet.
Skuadra mitrovicase e deklasoi Rahovecin me rezultat të thellë 5-0.
Golashënuesit në këtë ndeshje ishin: Albion Pllana 2x, Mba, Lulzim Peci dhe Samir Sahiti.
Trepça’89 aktualisht ka 57 pikë, kurse Rahoveci me 33 pikë gjendet në pozitën e pestë.
Në xhiron e fundit të stinorit Trepça’89 takohet me Drenasin, kurse Rahoveci pret Lirinë.
i:
Trepça'89 5-0 Rahoveci [Christian Mba, Albion Pllana x2, Lulzim Peci, Samir Sahiti]. |