Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STREETBALL 2016

Turistët, superfinalisti i parafundit

Foto: Streetball Kosova

Turistët, superfinalisti i parafundit


Teksti: Streetball Kosova

31 July, 2016 @18:55

Peja ka dhënë superfinalistin e parafundit të kampionatit të 17 të Streetball Kosovës.

Biletën për në Ferizaj dhe mundësinë për të fituar epitetin e kampionit të Limak Streetball Kosova 2016 nga Peja e siguroi skuadra ‘Turistët’.

Kështu, pas garave kualifikuese në Ferizaj, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Prishtinë dhe tani Pejë, mbetet vetëm edhe qyteti i Mitrovicës të dielën, për të kompletuar 7 superfinalistët e këtij edicioni, që më 7 gusht në Ferizaj do ta luftojnë titullin e këtij edicioni të Limak Streetball Kosovës.

Gjithsej në Pejë morrën pjesë 14 ekipe, 8 në kategorinë e amatorëve dhe 6 në atë profesionale.

Veç numrit të lartë të skuadrave që gati ishte thuajse në nivelin maksimal të lejuar, në Pejë që nga mëngjesi e deri në orët e pasdites kur u luajtën finalet, streetballin në qendër e përcollën qindra shikues, duke bërë kështu që Streetballi i këtij qyteti të jetë një nga më të përcjellurit e këtij edicioni.

Turistat ishin në përbërje të Roberto Laiq, Amarivcai Bogdan, Ari Hajdai e Kushtrim Zeqirit, ndërsa në finale patën përballë ekipin Black Team, të cilët i mposhtën me diferencë të vogël, 18:17.

Drejt rrugës për në finale Turistat ishin dominues duke mos e pësuar as edhe një humbje të vetme, duke qenë fitues më se meritorë.

Kështu Turistat tani do të kenë primatin për ta përfaqësuar Pejën në Superfinalen e 7 gushtit në Ferizaj, ndërsa përveç tyre nga Peja shkon edhe ekipi Juventus, por nga kategoria e amatorëve.

Garat si rëndom filluan pikërisht me kategorinë e amatorëve. 8 ekipe të ndara në dy grupe rivalizuan në 12 takime, ku ajo që ra në sy ishte fokusi i madh në mbrojtje, që pamundësoi numër të lartë të pikëve nëpër takime, duke bërë që në asnjë përballje të grupeve mos të arrihet shifra prej 21 pikë të realizuara, që shënon edhe fundin e ndeshjes automatikisht edhe nëse ka ende minuta për t’u luajtur.

Tutje në fazat me eliminim direkt nga grupi A vazhduan ekipet NA dhe Babushat, derisa nga grupi B ekipet Bongo dhe Juventusi.

Në gjysmëfinale Juventusi deklasoi ekipin NA me rezultat 17:8, derisa Bongo mposhti Babushat me dyfish të pikëve dallim, 12:6.

Si rrjedhojë e kësaj në finale u përballën Juventusi dhe Bongo.

Kjo finale dhuroi pak pikë, por doli të jetë dramatike megjithatë. 10:8 fitoi Juventusi në përbërje të Endrit Berishës, Dion Bashës, Dak Turkut e Eldin Jevriqit.

Një detaj interesant i kësaj finaleje ishte edhe fakti se u takuan skuadra që u regjistruaa e para në mëngjes, Juventus, dhe ekipi Bongo që erdhi i fundit në fazën e regjistrimit.

Ndërkohë, në konkurrencën profesioniste, me 6 skuadra pjesëmarrëse, nga grupet vazhduan në fazën tjetër Black Team, Nipat e Supermanit, Turistat dhe 039.

Black Team tutje mposhti 039, 15:11, Turistat fituan po ashtu 15:8 ndaj ekipit me emrin simpatik, ‘Nipat e Supermanit’.

Në finale, Turistët ishin në epërsi gjatë gjitha kohës ndaj rivalit Black Team, që në 5 raste edhe barazoi rezultatin, por pa arritur që ta marrë fitoren, pasi këtë e bëri skuadra Turistët me rezultat 18:17.

Limak Streetball Kosova 2016 do të vazhdojë të dielën më 31 korrik, me turneun kualifikues të Mitrovicë.


PARA KUALIFIKIMEVE

Sylejmani përgatit Shqipërinë për Eurobasket

Eurobasket

Sylejmani përgatit Shqipërinë për Eurobasket

31/07/16 @ 10:29

NBA PARA REPREZENTACIONIT

Koncetrohet te Hawks, lë Gjermaninë

Eurobasket

Koncetrohet te Hawks, lë Gjermaninë

30/07/16 @ 21:00

PARA KUALIFIKIMEVE

Teletovic e Nurkic, i japin fuqi Bosnjes

Eurobasket

Teletovic e Nurkic, i japin fuqi Bosnjes

30/07/16 @ 20:38

RIVALI I KOSOVËS

Sllovenia vazhdon përgatitjet, para duelit me Kosovën

Eurobasket

Sllovenia vazhdon përgatitjet, para duelit me Kosovën

30/07/16 @ 18:59

MEDIA

Trofeu i BIBL, synim kryesor i Pejës

FBK Superliga/Balkan League

Trofeu i BIBL, synim kryesor i Pejës

30/07/16 @ 16:03

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

18/05/24 @ 21:30

NIKLI GJEN DISI FITOREN

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

FFK Superliga

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

18/05/24 @ 18:53

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01


 
Të gjitha lajmet nga