DARDANA E FLAMURTARI BARAZOJNË
Ulpiana forcohet në krye, ndjekësit barazojnë
18 October, 2020 @22:01
Skuadra e Ulpianës ka shënuar fitoren e katërt të stinorit dje duke e mposhtur Vllazninë e Pozharanit 2-0 [Ardi Shala 13, Erblin Uka 66].
Me nga një gol në secilën pjesë ndaj Vllaznisë që ende s’ka shijuar fitoren në Ligën e Parë B, Ulpiana është përforcuar në krye të tabelës.
Krejt kjo falë barazimit të ndjekësve të parë të saj. Dy ekipet që po e ndjekin Ulpianën lidere, Dardana e Flamurtari kanë barazuar sot në Kamenicë pa gola, 0-0, duke i hapur kështu mundësinë lipjanasve të shtojnë distancën në krye në 4 pikë.
Përndryshe, treshja e parë e Ligës së Parë B të Kosovës ende nuk ka pësuar humbje, derisa Ulpiana ka bilans prej 4 fitoresh e 1 barazimi, Flamurtari e Dardana kanë nga 2 fitore e 3 barazime.