LIPJANASIT PËRMBYSIN SHTIMJANËT

Gëzimi i futbollistëve të Ulpianës pas golit/ Foto: FCUlpiana/ R. Reqica/ fb
Ulpiana përmbys Vjosën për fitore
29 April, 2023 @18:37
Skuadra e Ulpianës edhe pse ka qenë në disavantazh dygolësh në ndeshje ndaj Vjosës së drejtuar nga Leotrim Krasniqi, ka arritur që të këndellet në gjysmorëshin e fundit të ndeshjes për të shënuar tri herë në portë të kundërshtarit dhe për të fituar duelin, Ulpiana 3-2 Vjosa [Fidan Gërbeshi 60’pen., Urim Statovci 76’, Endrit Ademi 79’ — Festim Haxhiu 19’, Arijan Abazi 37’].
Derisa Ulpiana edhe me ato pak shpresa të mbetura po kërkon lidershipin në Ligë të Parë Grupi B, sot përkundër të gjithave ka siguruar pjesëmarrjen në barazh për Superligë. Ekipi i Emin Bajramit ka dhënë gjithçka nga vetja veçanërisht në 30-minutëshin e fundit të ndeshjes së sotme, për të treguar cilësinë, ndërsa Vjosa në anën tjetër tashmë e mbetur në Ligë të Parë pas ardhjes aty në verën e kaluar, do të synojë që të konsolidojë radhët gjatë verës në ardhje, ashtu që të përgatitet sa më mirë për stinorin vijues.